-
Në këtë vend s’ka vend për manifeste
Në këtë vend s’ka vend për manifeste, këtu therrim jetën mbi llamarinë, këtu kthejmë veprat në fjalë, këtu prodhojmë fjalët me metodën Fischer – Tropsch: nëse i hollon, zor se mbush me to një shishe benzinë. Në këtë vend s’ka vend për manifeste; njerëzit kanë shteruar, duhet t’i shtrydhësh, që të mbushësh një trastë me…
-
Mos kini mëshirë për paqen
Mos kini mëshirë për paqen; gjaku nuk mund të bëhet bojë, zhurma e tastierës nuk mund të mbulojë marshimin e kambaleve ushtarake, një poezi revolucionare nuk mund të shpëtojë një poet komformist. Na mungon dhuna, që të ecim përpara me gjuhën e re, na mungon fisheku, që të vritet pushteti, grushti, që do ndryshonte ditën.…
-
Iku Siria, iku
Iku Siria, iku; mori shamitë e saj, rrugët, rrënojat hodhi në krahë të vdekurit e saj dhe iku. Mori gjuhën e saj dhe çështjet personale, hapësirën ajrore dhe forcat tokësore, mori pozicionin e saj gjeopolitik dhe iku. Iku Siria, iku; e panë një mëngjes tek linte çelësin nën rrogozin e derës së jashtme, tek thonte…
-
Wörter
Nuk kam atdhe banoj brenda fjalëve, veshur në të zeza, robina. Mustafa Hajat më dëgjon? Në gjuhë ndodhet pushteti, brenda saj sillet vërdallë policia. Nuk duam rrethe letrare të tjerë, Nuk duam seferë të tjerë Në lagjen time flijojnë poetët virgjinë; repistë, antifashistë, mësojnë kalamajtë në një shesh, si të stërvisin fjalët. Të biesh e…